Është bërë ndërrimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Jarinjë.
Ndërrimi u bë në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur provokime nga ana e serbëve sikurse ka pasur gjatë ditëve të kaluara.
Sot është dita e shtatë e bllokimit të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nga serbët, për shkak të hyrjes në fuqi të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.