Ka ndërruar jetë kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.
Ai vdiq pas një sëmundje që e mbajti të shtrirë për disa muaj.
Për lajmin kanë njoftuar familjarët e tij, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Në njoftim thuhet se varrimi bëhet nesër (ditë e martë) në orën 12:00, në varrezat e qytetit, në Shipol të Mitrovicës.
Tashmë i ndjeri jetoi me dhimbje pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. /Gazeta Enigma
Ndërron jetë Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve
