Ndërron jetë ish-kryetari i KB Dritës

Ndërron jetë ish-kryetari i KB Dritës

Fazli Fazliu, ish-kryetari i KB Dritës ka ndërruar jetë, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook familjarët e tij kanë njoftuar Fazliu sot ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

“Njoftojmë të afermit, miqtë, shokët e dashamiret se pas një sëmundje të rëndë sot në oret e para të mëngjesit ka ndërruar jetë familjari me i dashuri i jonë,Baba,Vëllau,Shoku jonë Fazli Destan Fazliu (01.11.1964/01.02.2026)”.

“Varrimi i të ndjerit bëhet neser me Ikindi në varresat e fshatit Përlepnicë”, thuhet në njoftimin e tyre.

I ndjeri për shumë vite ishte në krye të KB Drita, në periudhën më të suksesshme të klubit. Ai ka ushtruar detyrën e drejtorit dhe të kryetarit të klubit në periudha të ndryshme, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e basketbollit gjilanas dhe atij kosovar në përgjithësi.

Fazli Fazliu ishte gjithashtu anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku kontribuoi me përvojën dhe përkushtimin e tij.

Fazli Destan Fazliu lindi më 1 nëntor 1964 dhe ndërroi jetë më 1 shkurt 2026.

Related Articles