Moti mbi Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 dhe 22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.