Ndeshja e shumëpritur e cila zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”, për Kosovën mund të jetë e rëndësisë jetike pasi fitorja eventuale Dardanët i stabilizon në pozitën e tretë në tabelë, me gjasa reale për të vijuar ‘odiseiadën’ e gjatë drejt kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe pse shumë e vështirë të arrihet që në fund të fazës kualifikuese të sigurohet pozita e dytë, dhe kualifikimi përmes Play-Off, duke pasur parasysh që grupi “B” është ndër më të vështirët kualifikues, me kombëtare si Spanja, Suedia, Greqia etj, për Kosovën është një rast i jashtëzakonshëm, pasi me fitore eventuale sot, do të hyjë drejtpërdrejtë në konkurrencë për pozitën e dytë, për ta sfiduar Spanjën tri ditë më vonë, më 8 shtator, po në “Fadil Vokrri”, e cila në radhët e saj ka yje të shumtë por edhe disa tashmë të “moshuar”, të cilët ia kanë huqur në tërësi javën që shkoi ndaj Suedisë, përkundër avantazhit fillestar.
Në anën tjetër Kosova tashmë ka krijuar një traditë dhe ka bërë emra të shquar, të cilët kanë dëshmuar në vazhdimësi se kanë “guxim” e potencial të bartin mbi supe barrë të rëndë, ashtu siç bartin nëpër klubet e tyre, disa madje në njërën nga ligat më prestigjioze, Serie A, e premier League.
Tabela aktuale – Grupi B
Suedia 3 3 0 0 (6:1) 9
Spanja 4 2 1 1 (7:5) 7
Kosova 3 1 0 2 (2:6) 3
Greqia 2 0 2 0 (2:2) 2
Gjeorgjia 4 0 1 3 (2:5) 1