Austria është fituesja e Grupit D në Kampionatin Evropian, ndërsa Franca nga vendi i dytë dhe Holanda nga vendi i tretë gjithashtu kalojnë në fazën e 16-të. Ky është rezultati pas ndeshjeve të çmendura të xhiros së fundit, në të cilën Austria mposhti Holandën 3:2, dhe Franca barazoi 1:1 me Poloninë.
Kështu, Austria doli në krye të grupit, ndërsa francezët do të vazhdojnë si të dytit dhe holandezët si të tretët. Por rënia e Francës në vendin e dytë solli një short djallëzor në pjesën e dytë të garës. Domethënë, tani në të janë katër favoritët e mëdhenj – Portugalia, Gjermania, Franca dhe Spanja, dhe Anglia mund t’i bashkohet në rast se nuk e fitojnë grupin e tyre.
Pra mund të kemi përballje si Spanjë – Gjermani, e Portugali – Francë në çerekfinale, nëse këto katër kombëtare arrijnë deri atje…
Pjesa e dytë e shortit deri tani duket si “flakë”: