Futbolli në Kosovë rikthehet në aksion në vikendin që po vjen.
Do të jenë ndeshjet e Kupës së Kosovës ku skuadrat do t’i kenë ballafaqimet e para në prag të fillimit të stinorit pranveror, raporton Gazeta Enigma.
Padyshim se ndeshja kryesore e këtij rundi në Kupën e Kosovës do të zhvillohet në Gjilan ku skuadra e SC Gjilanit do t’i bëj konak FC Prishtinës. Kujtojmë që kjo ishte edhe finalja e vitit të kaluar ku skuadra prishtinase kishte triumfuar.
Gazeta Enigma ka siguruar orarin e plotë të ndeshjeve:
Të shtunën me 03.02.2024
Gjilani – Prishtina 13:00
Vjosa – 2 Korriku 13:00
Feronikeli ’74 – Malisheva 13:00
Suhareka – Prishtina e Re 13:00
E diel me 04.02.2024
Trepça ’89 – Llapi 13:00
Drita – Rilindja 1974 13:00
Ballkani – Vëllaznimi 13:00
Dukagjini – Dinamo 13:00
/Gazeta Enigma/