Dilemës së a do të luhen dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë i ka dhënë fund vet kryetari i Federatës së futbollit të këtij shteti.
Gazeta 10 merr vesh se konfirmimi ka ardhur pas një bisede miqësore që ka pasur kryetari i federatës së futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu me kryetari i grupit parlamentar i partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla.
Të njëjta burime gjithashtu konfirmojnë që autoritet rumune kanë diskutuar me përfaqësuesit e federatës së futbollit dhe kanë vendosur që përkundër problemit të mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga Rumania, dy ndeshjet kualifikuese të zhvillohen sipas orarit të paraparë nga UEFA.
Gjatë ditës së djeshme kishte shumë raportime se këto dy ndeshjet kualifikuese nuk do të zhvilloheshin pikërisht për shkak të problemeve politike.
Madje ish-ministri i jashtëm i Rumanisë Tedor Melescanu kishte deklaruar se këto dy ndeshje nuk do të duhej të zhvilloheshin edhe nëse Kosova merr 6 pikë me rezultat zyrtar.
Ndeshja e parë kualifikuese ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet është planifikuar të zhvillohet me 16 qershor të vitit të ardhshëm, derisa ajo e kthimit më 12 shtator.