Pasditja e sotme sjell ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll.
Sot, do të jetë java vendimtare e edicionit 2021/22 në elitën e futbollit kosovar.
Derisa kampioni tashmë është shpallur zyrtarisht (Ballkani), sot do të vendoset se cila skuadër do të luajë në barazh.
Në garë për t’i ikur kësaj pozite janë Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina.
Natyrisht, kryendeshja e kësaj xhiro do të klubet në “Liman Gegaj” mes Malishevës dhe Dukagjinit.
Në ndeshjet tjera, Llapi luan në shtëpi ndaj Prishtinës, kurse Drenica përballet me Feronikelin.
Kampioni i ri, Ballkani e pret në shtëpi Gjilanin ku edhe do ta festojë titullin e kampionit, teksa Drita me Ulpianën.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00.