Ndihmat në Afganistan janë duke u pakësuar

Ndihmat në Afganistan janë duke u pakësuar

Rezervat e ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan po mbarojnë teksa ndihma nuk janë sjellë përmes aeroportit të Kabulit që kur talibanët morën kontrollin e qytetit.

“Ne kishim një numër mjaft të madh furnizimesh të para-pozicionuara, kështu që OBSH-ja ka qenë në gjendje të vazhdojë disa shpërndarje. Qendrat e ushqimit të UNICEF -it po punojnë në të gjithë vendin, por ato furnizime janë duke u pakësuar. Dhe për këtë na duhet një aeroport funksional në Kabul”, tha Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, shkruan AP,  transmeton Gazeta “Enigma”.

Dujarric tha se OKB -ja shpreson që një urë ajrore që po organizohet nga Programi Botëror i Ushqimit do të ndihmojë në marrjen e furnizimeve në pjesët në nevojë të vendit.

Related Articles