Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka thënë se ndjehet më e lehtësuar ndërsa Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka konfirmuar se nuk e mbështetë krijimin e enklavës serbe në Kosovë përmes Asociacionit.
Ajo këtë e bëri të ditur në një reagim në twitter, ndërsa ka ndarë momente gjatë një debati të Parlamentit Britanik me qeverinë, mbi çështjen e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë çështjen e Kosovës, me propozimin franko-gjerman.
”Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklavë serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”.