Pranvera në Superligë starton më 11 shkurt, ja orari i ndeshjeve

Pranvera në Superligë starton më 11 shkurt, ja orari i ndeshjeve

Kampionati elitar në futbollin kosovar pritet të startojë më 11 dhe 12 shkurt, raporton Gazeta “Enigma”.

Luftë e ashpër për titullin kampion, zonën evropiane dhe atë për mbijetesë.

Malisheva – Ballkani, Drenica – Llapi dhe Gjilani – Ferizaj janë tri ndeshjet e para të pranverës, të cilat do zhvillohen të shtunën më 11 Shkurt.

Të dielen në program janë dy ndeshje, Trepça ’89 – Drita dhe Dukagjini Prishtina.

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13.00.

Startit të Superligës i paraprinë ndeshjet e Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen këtë vikend. /Gazeta Enigma/

Related Articles