Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina tashmë është dekoruar dhe se dritat e festave të fundvitit janë ndezur gjithandej, nëpër sheshet kryesore.
Ai ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, një video teksa shihet duke bërë ndezjen e dritave, proces ky tashmë i njohur gjithandej botës.
“Sonte ndriçuam sheshin dhe sollëm magjinë e festave në zemër të kryeqytetit! Përveç dritave këtë vit ju pret patinazhi dhe plot mundësi për argëtim! Ejani ta përjetojmë atmosferën së bashku!”, ka shkruar Rama. /Gazeta Enigma
Ndriçohet kryeqyteti nga dritat e festave të fundvitit, Rama tregon detajet
