Ndryshon moti, ja në cilën ditë kthehen reshjet e shiut e të borës

Ndryshon moti, ja në cilën ditë kthehen reshjet e shiut e të borës

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të ejten pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 700 metra parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 05-06.01.2022

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes. / Gazeta Enigma.

Related Articles