Në 24 orët e fundit vetëm 572 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës

Në 24 orët e fundit vetëm 572 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës

Me uljen e shifrave, ka rënë dukshëm edhe numri i atyre që vaksinohen për herë të parë kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit, nga 5.751 vaksina të administruara, vetëm 572 ishin për dozë të parë.

Ndërkohë në shtatë ditët e fundit, janë dhënë vetëm 2.557 vaksina për ata që janë paraqitur për dozë të parë.

Deri më tash, në total janë administruar 1.572.626 vaksina kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga kjo shifër 733.108 qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, ndërkohë 106.410 të tjerë kanë marrë vetëm dozën e parë.

MSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim, duke paralajmëruar se vala e ardhshme është e pashmangshme.

Të martën, MSH-ja miratoi rekomandimin edhe për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 12 deri në 15 vjeç. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles