Në një njoftim zyrtar Lëvizja Qytetare “Vatra” në Gjilan ka dalur haptas në mbështetje të kandidtatit të LDK-së, Lutfi Haziri, për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Ky njoftim është publikuar sot nga faqja zyrtare e Lëvizjes “Vatra”, ku thuhet se ky subjekt do të vazhdojë të përkrah Hazirin edhe në balotazh, duke saktësuar se e ka përkrahur edhe paraprakisht.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu.
Ai ka thënë se me kreun e LDK-së në Gjilan, njëherit kryetarin aktual të Gjilanit Lutfi Haziri, i bashkon kauza e kahmotshme për “Kosovën Lindore” dhe dakordanca për një bashkërenditje të veprimeve si në këtë periudhë ashtu edhe pas balotazhit me LDK-në gjegjësisht Hazirin.
Kujtojmë që Lëvizja “Vatra” në zgjedhjet lokale 2021 ka arritur të përfaqësohet me një këshilltar komunal në strukturën e ardhshme të Kuvendit Komunal që pritet të konstituohet pas balotazhit./Gazeta Enigma/
Postimi i Plotë: