Telefona dhe dokumente janë konfiskuar në operacionin e bastisjes tek dy ish-këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga avokati Artan Qerkini.
“Po, është e saktë”, tha ai shkurtimisht.
Bastisjet po zhvillohen nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ky operacion po mbështetet nga policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.