Në Bondsteel falet Namazi i Xhumasë për herë të parë

Në Bondsteel falet Namazi i Xhumasë për herë të parë

Në kampin ushtarak amerikan në Kosovë, Bondsteel është organizuar falja e Namazit të Xhumasë.



Këtë e ka bërë të ditur hoxha Labinot Maliqi i cili e ka drejtuar këtë ceremoni.

“Sot isha vërtetë i privilegjuar nga ushtria e ShBA-ve për të mbajtur hutben dhe për të falur për herë të parë namazin e xhumasë në kampin Bondsteel, së bashku me refugjatët afganë”, është shprehur Maliqi.

“Ishte po ashtu nderë për mua të takoj dhe bisedoj nga afër me besimtarët afganë, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet e ofruara nga ushtria amerikane, edhe sa i përket fjetjes, ushqimit, pastrimit, vendeve të dedikuara për faljen e namazit dhe pjesëve të tjera atraktive për lojëra të ndryshme” ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Kosova është njëri nga shumë vendet e Evropës që ka pranuar një numër të madh refugjatësh afganë.

Related Articles