Arrestohet i dyshuari në Prizren, ia grabiti 20 mijë euro një personi

Arrestohet i dyshuari në Prizren, ia grabiti 20 mijë euro një personi

Një i dyshuar është arrestuar sot nga policia në rrugën “Mark Kaqinari” në Prizren. Ai kishte tentuar t’ia grabiste 20 mijë euro një qytetari i cili  kishte provuar të këmbente monedha nga Franga në Euro në një këmbimore në qytet.



Kur viktima ishte duke i numëruar të hollat, i dyshuari i ka grabitur të hollat duke e goditur viktimën dhe ka filluar ikjen.

“Viktima kishte kërkuar ndihmë nga disa qytetarë për rreth të cilët menjëherë kanë reaguar dhe e kanë ndaluar të dyshimtin. Një patrulle policore kishte qenë afër vendit të ngjarjes e cila ka reaguar dhe menjëherë e ka arrestuar të dyshimtin. Në lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim të personit të dyshimtë dhe i njëjti është ndaluar në afat prej 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles