Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq nëpërmjet 1 mijë bursave studentore do të ofrojë mbështetje financiare për 1 mijë vajza studente në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës, raporton Gazeta Enigma.
“Të drejtë aplikimi do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook..
Tutje, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se e drejta për t’u shkolluar është universale dhe duhet t’u garantohet të gjithëve pa dallim.
“Prandaj edhe kemi marrë vendimin që arsimi i lartë në Kosovë në nivelet Bachelor dhe Master të jetë falas”.
“E drejta e vajzave për arsimim, veçanërisht në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, është e panegociueshme”, është shprehur Kurti./Gazeta Enigma/