“Ne do të gjykojmë rusët në gjyqet e Nurembergut”

“Ne do të gjykojmë rusët në gjyqet e Nurembergut”

Forcat ruse përgjegjëse për vrasjen e civilëve në qytetet që sulmuan pranë Kievit duhet të mbahen përgjegjës në gjyqet e stilit të Nurembergut, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

Gjyqet e Nurembergut u iniciuan nga aleatët kundër kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore.

Reznikov tha se kishte raste të reja për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Bucha dhe Irpin, të cilat forcat ukrainase i kthyen nën kontroll dje. Kujtojmë, në këto qytete pas tërheqjes së forcave ruse gjetën trupa në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine.

“Unë mendoj se do të ketë shumë prova,” tha Reznikov për Sky News gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Hostomel, në veriperëndim të kryeqytetit dhe afër Bucha. Baza ajrore ishte një objektiv kyç për trupat ruse në ditën e parë, por trupat ukrainase arritën t’i largonin dhe t’i detyronin të tërhiqeshin.

“Ne do të shohim gjyqet e Nurembergut ndoshta në Bucha dhe ndoshta në Irpin. Ose në Kharkiv ose në Mariupol. Do të jenë shumë gjyqe të Nurembergut kundër kriminelëve të luftës që e bënë këtë në vendin tonë,” tha ministri i mbrojtjes./Gazeta Enigma/

Related Articles