Në dyshim debutimi i Shaqirit te Lyoni këtë vikend

Në dyshim debutimi i Shaqirit te Lyoni këtë vikend

Xherdan Shaqiri ka gjasa të mos debutojë me skuadrën e Lyonit as këtë vikend, pasi kështu ka paralajmëruar trajneri Peter Bosz.

Shaqiri iu bashkua Lyonit javë më parë, por ende nuk ka debutuar me fanellën e ekipit francez.

Bosz ka thënë të premten se nuk është i sigurt nëse Shaqiri do të jetë i gatshëm të luaj në ndeshjen kundër Strasbourgut, të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së pestë në Ligue 1.

Ai ka thënë se si Shaqiri ashtu edhe Jerome Boateng, kanë stërvitur rregullisht me ekipin gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, por do të marrë një vendim të dielën.

“Përforcimet kanë stërvitur gjatë pushimit, por është herët të thuhet nëse do të debutojnë të dielën. Shaqiri e Boateng janë dy lojtarë me përvojë, jam vazhdimisht në kontakte me ta dhe mund të them se kanë punuar mirë. Shaqiri është pak përpara me përgatitje, por do të shoh të dielën sepse kam shumë dilema”, ka thënë Bosz.

Related Articles