“Haaland do të jetë 100 për qind lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm”

“Haaland do të jetë 100 për qind lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm”

Ish-futbollisti italian, Christian Vieri, ka deklaruar së fundmi se ka informacione për të ardhmen e Erling Haaland.



“Epo, më është thënë se Haaland do të shkojë në Madrid 100 për qind. Kështu më thonë”, tha Vieri.

“Por nuk e di nëse është e vërtetë,” shtoi ai shpejt.

Real Madrid janë në kërkim të një sulmuesi të qendrës, por nuk po arrijnë të gjejnë një dakordim me Kylian Mbappe.

Akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e dimrit, por, duke pasur parasysh tregun e fundit veror: gjithçka është e mundshme.

Related Articles