Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane.

Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane.

Futbolli kosovar do të prezantohet në Champions League, Europa League dhe Conference League.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila ka njoftuar se të drejtë pjesëmarrje nga edicioni i ardhëshëm, do të kenë, Kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në renditjen përfundimtare tabelare.

Me këtë rast presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar në veçanti klubet e Superliges dhe futbollin kosovar në përgjithësi për këtë arritje për të cilën, tha se është punuar shumë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë. Jemi angazhuar shumë për këtë çështje, duke bërë kërkesa të vazhdueshme në UEFA, sepse jemi federata më e re e pranuar në FIFA dhe UEFA, por jo vetëm për këtë. Tani që Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% e ligës tonë të jetë në garat ndërkombëtare. Në këtë rast përveq punës tonë që e kemi bërë, i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan, por më së shumti i falënderoj klubet të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasiqë koeficienti fitohet nga performanca e tyre. I uroj klubet e Superligës, të cilat sigurisht se do ta mirëpresin këtë lajm pasiqë shkuarja e më shumë ekipeve në Evropë nënkupton edhe rritje të ekonomisë në Kosovë, më shumë kualitet në futboll dhe organizim më të mirë të klubeve poashtu”, ka thënë presidenti Ademi.

Në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane. Futbolli kosovar do të prezantohet në…Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Wednesday, July 21, 2021

Related Articles