Prej disa vitesh në fshatin Leshan të Pejës është rikthyer një shpend jo i zakonshëm, ku nga biologët po konsiderohet një lloj i pulëbardhave.
Njëherit, banorët shprehen shumë të kënaqur nga prania e këtyre shpendëve.
Ata shprehen se këta zogj vendit i kanë dhënë shumë gjallëri.
Edhe pse nuk përngjajnë shumë me pulëbardhat që i njohim, biologu, Beqir Sadiku, thotë se shpendi u takon familjes së pulëbardhave.
“Hynë në familjen e shpendëve shtegtarë. Para lufte kanë ardhur në stinën e pranverës deri nga vjeshta e vonë”, tregon për RTV Dukagjinin biologu, Beqir Sadiku.