Në Gjilan mbahet testi i arritshmërisë për klasat e nënta

Në Gjilan mbahet testi i arritshmërisë për klasat e nënta

Në komunën e Gjilanit sot është mbajtur testi i arritshmërisë për klasat e nënta, në nëntë qendra të ndryshme, ku janë testuar rreth 1300 nxënës, raporton Gazeta Enigma.

Drejtori, Nazim Gagica, pas vizitës nëpër shkollat e komunës së Gjilanit, në të cilat është duke u bërë testimi, ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe gjithçka ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Procesi i testimit po shkon mbarë dhe këtë e kemi konstatuar me vizitat nëpër shkolla dhe parapërgatitjet që testimi të jetë në bazë të planifikimit. Këtij testimi I janë nënshtruar 1300 nxënës, në nëntë qendra të testimit, nën përcjelljen e administruesve të Komunës së Gjilanit dhe Komisionerëve të caktuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknoligjisë. Kemi pritje shumë të mëdha që rezultatet të jenë në nivelin sa më të mirë të mundshëm dhe këtë e bazojmë në angazhimin që nxënësit tanë kanë në vazhdimësi”, ka thënë në fjalën e tij drejtori Gagica.

Gagica ka falënderuar Policinë e Kosovës për asistimin në të gjitha qendrat e testimit.

Drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku dhe drejtori i shkollës “Selami Hallaqi”, Florim Maloku, kanë konfirmuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se  presin që Gjilani në nivel të Kosovës të dalë sa më mirë në rezultatet e këtij testi, për të pasur një pasqyrë të qartë pastaj të orientimit të nxënësve të tyre në shkollat e mesme të larta, të cilat janë edhe orientim profesional. 

Related Articles