Gjimnazistët e shkollës “Kuvendi i Lezhës” në Viti, gati tërë javën janë liruar më herët.
Sipas nxënësve, kjo ka ndodhur për shkak të ftohtit në disa pjesë të shkollës, teksa disa klasë të tjera u liruan meqë një numër i madh i mësimdhënësve kanë munguar si pasojë e gripit sezonal.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Mujë Tafa, të gjitha orët e humbura për shkak të problemeve shëndetësore të stafit do të kompenzohen, teksa ka marrë ankesa nga nxënësit për defekt në nxemje.
Por, më pas ka vërejtur se dikur ata e kishin bërë këtë qëllimisht për të gjetur arsye që të lirohen më herët.
Në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Vitisë deklarojnë se kanë intervenuar në disa vende ku kanë vrejtur defekt, teksa për të mos hyrë të ftohtit, do të ndërrohen edhe dritaret.
Shiko videon KËTU.