VIDEO/ Bora e madhe bllokon banorët e Zllashit

VIDEO/ Bora e madhe bllokon banorët e Zllashit

Banorët e fshatit Zllash, të komunës së Prishtinës tash e disa ditë po e kanë të vështirë të lëvizin, për shkak se rruga ju është bllokuar nga bora.

Për të shkuar deri tek shtëpia e tyre po ju duhet të ecin në këmbë deri në tre kilometra.

Një person me inicialet S.K që banon në qytet, por udhëton zakonisht për në këtë fshat pasiqë ka një fermë të pulave është ankuar për problemin.

Ai tregoi se të premten është detyruar që të kthehet në këmbë nga fshati sepse udhëtimi ndryshe ishte i pamundur.

“Janë rreth 10 shtëpi në fshat, në njërën nga to është një familje që jeton atje, kurse dy familje të tjera kanë shkuar vetëm për vikend dhe janë bllokuar. Unë kam kontaktuar me komunën dhe ata e kanë dërguar një kompani, nuk e di emrin e saj, e cila filloi punimet por ndaluan duke thënë se po e kanë të pamundur ta heqin borën përshkak të terrenit” , është shprehur ky qytetar.

Ai tregoi se mjetet e kompanisë kanë mbetur rrugës dhe se do të kontaktojë edhe me policinë për të gjetur një zgjidhje.

Ndërkohë, nga komuna bën me dije se operatorët që nga fillimi i reshjeve kanë filluar punën dhe se rrugët që i kanë të kontraktuara janë të qarkullueshme, derisa nuk kanë dhënë sqarime se pse kjo rrugë është e pakalueshme./Gazeta Enigma/

Shiko videon KËTU.

Related Articles