Në Gjinekologji deri në gusht lindën 5 mijë e 830 foshnje

Në Gjinekologji deri në gusht lindën 5 mijë e 830 foshnje

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) deri në fund të muajit gusht janë regjistruar 5 830 lindje.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili thotë se krahasuar me numrin e lindjeve me vitin e kaluar nuk ka pasur rënie.

“Deri në fund të gushtit kemi pasur 5 830 lindje krahasuar me po të njëjtit muaj të vitit të kaluar nuk kemi rënie të numrit të lindjeve”.

Doktori Ismaili theksoi se sa i përket lindjeve me prerje cezariane shifrat mbërrijnë deri në 35%.

Ndonëse thotë se është numër i madh, sipas tij, kjo shifër korrespondon edhe me vendet në rajon, raporton EO.Por ai pohon se duhet marrë për bazë edhe se të gjitha rastet e rënda referohen nga Spitalet e Përgjithshme në QKUK.

“Numri i lindjeve me prerje cezariane sillet diku 35%. Kjo shifër mund të ju duket e lartë, por kur kihet parasysh se te gjitha rastet e rënda referohen nga Spitalet e Përgjithshme është një numër i cili korrespondon edhe me vendet në rajon”.Ismaili thotë se në Klinikë po i kthehen normalitetit pas rënies së numrit të rasteve me COVID-19 /Gazeta Enigma.

Related Articles