Rezultati në Mitrovicë pas 100% të votave të numëruara

Rezultati në Mitrovicë pas 100% të votave të numëruara

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Votat tashmë janë numëruar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë mbi 53,86% të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin.



Kryetari në ikje dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave.

I treti doli kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli, i cili ka marrë 11,74% të votave.

Bahtiri humbi pas dy mandateve në krye të kësaj komune. Ai tha sot se mbrëmë e ka uruar Hamzën për fitoren.

“Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten”, shkroi Bahtiri në Facebook.

Edhe Agolli nga LDK-ja, por ky qysh mbrëmë, publikisht ia uroi Hamzës fitoren.

“I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, shkroi Agolli. /Gazeta Enigma.

Related Articles