Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i pikës së derivateve ka raportuar se ka hasur në dy kartëmonedha nga 100 euro, të cilat dyshohen se mund të jenë të falsifikuara, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur të enjten në Graçanicë, në ora 08:50.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kartëmonedhat i kanë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore./Gazeta Enigma/