“Në Jugosllavi asnjëherë nuk mora kritika të këqija, në Kosovë po”- Deklarata e Petrovcit para disa viteve

“Në Jugosllavi asnjëherë nuk mora kritika të këqija, në Kosovë po”- Deklarata e Petrovcit para disa viteve

“Në Jugosllavi asnjëherë nuk mora kritika të këqija, në Kosovë po!”

Kështu kishte deklaruar para disa viteve aktori Enver Petrovic që tashme doli hapur me një gjuhë ofenduese e përulëse ndaj krerëve të UÇK’së që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Nga deklarata e tij të mëhershëm dhe këto të fundit vërehet një ‘mllef’ që aktori i njohur ka ndaj kosovarëve.

Petrovci në vitin 2019 kishte rrëfyer në emisionin “Histori Suksesi” për jetën dhe karrierën e tij profesionale.

Petrovci kishte deklaruar se me rekomandimin e Faruk Begollit kishte shkuar në Beograd për të studiuar në Akademinë e Arteve.

“Ishte shumë e vështirë, konkurrenca ishte shumë e madhe, por edhe për ne si shqiptarë ishte problem gjuha…Në Beograd jemi tre shqiptarë që kemi mbaruar dramaturgjinë. Unë, Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu. Ka edhe tjerë por ata ishin dërguar nga Prishtina…”.

Në këtë intervistë aktori kishte thënë se në Jugosllavi asnjëherë nuk kishte marrë kritika të këqija për punën e tij, për dallim nga Kosova.

Related Articles