Haradinaj: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Haradinaj: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike, krejt kjo në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të.

Haradinaj ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. 

“Koalicioni parazgjedhor i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë”, ka thënë Haradinaj. 

Në takim me degën e AAK-së në Prizren, Haradinaj i ka uruar mirë se ardhje në parti Erkan Shekagjiut.

 “Në kuadër të diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit e të forcimit të koalicionit parazgjedhor, sot zhvilluam takim me degën e Aleancës në Prizren. Bashkë me kryetarin e Degës, Besnik Krasniqi dhe kolegë tjerë i uruam Erkan Shekagjiut mirëseardhje në Aleancë”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet në vend dhe për organizimin e brendshëm në parti. Theksova se derisa po hyjmë në një etapë të zhvillimeve të reja politike, vet fakti që qeverisja e tanishme këtë vit e mbyll mandatin 4-vjeçar pa ndonje rezultat pozitiv në qeverisje dhe e zhvlerësuar nga aleatët tanë për shkak të mënyrës se si i qasen proceseve jetike për vendin, e shton nevojën për t’i sjellur vendit ndryshimin e nevojshëm”.

“Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike, krejt kjo në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të”, ka përfunduar Haradinaj.

Related Articles