Në këtë orë do të zhvillohen dy javët e para të Superligës!

Në këtë orë do të zhvillohen dy javët e para të Superligës!

Kanë mbetur edhe 11 ditë deri në fillimin e edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

Na pret një edicion fantastik ku shumë skuadra janë përforcuar dhe tanimë kanë shpallur objektivat e tyre.

Pritet përsëri një garë e ashpër për titullin mes Prishtinës, Dritës, Ballkanit dhe Gjilanit, por aty është edhe Llapi që ka një skuadër shumë të mirë.

Elita e futbollit kosovar do të startojë më 21 gusht, derisa Gazeta Olle ka raportuar se në cilën orën do të zhvillohen takimet.

Dy javët e para të Superligës së Kosovës do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00, pastaj pas javës së tretë do të nisin nga ora 16:00.

Edhe këtë edicion elita e futbollit kosovar do të transmetohet në Art Motion, derisa kjo kompani ka marrë të drejtat edhe për Kupën e Kosovës dhe Ligën e Parë.


Superliga e Kosovës në Futboll – Java e Parë

Ora 17:00h

                          Drita – Feronikeli
                      Llapi – Ulpiana
                           Malisheva – Prishtina
                           Ballkani – Dukagjini
                           Drenica – Drita                                        

Related Articles