Në këtë pikë mund të blihen biletat për ndeshjen e nesërme Gjilani – Drita

Në këtë pikë mund të blihen biletat për ndeshjen e nesërme Gjilani – Drita

Klubi SC “Gjilani” përmes një shkrimi në Facebook njofton qytetarët për shitjen e biletave, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim bëhet e ditur se biletat mund të blihen pranë pikave të shitjes afër stadiumit, ndërkohë sektori i tribunës Mysafir do jetë pjesa Lindore e stadiumit dhe biletat të cilat do jenë në numër të limituar mund të merren vetëm nga zyrtarët e klubit të tyre në ditën e ndeshjes.

Vlen të theksohet se edhe në këtë ndeshje në bazë të masave antCOVID të Qeverisë do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.

Ndryshe, nesë do të mbahet ndeshja e xhiros së XV-të të BKT Superligës së Kosovës ndërmjet SC Gjilani dhe FC Drita, e cila do të zhvillohet në orën 13:00.

Related Articles