Në këtë qytet të Kosovës u shënua temperatura më e lartë

Në këtë qytet të Kosovës u shënua temperatura më e lartë

Të mërkurën mbi Kosovë mbajti mot me diell, ku temperaturat shkuan deri në 28 gradë Celsius.

Por, në Kamenicë ato arritën deri në 29 gradë Celsius, duke u bërë qyteti më i ngrohtë për sot.

Derisa temperatura më e lartë në këtë komunë, u regjistrua më 5 prill të vitin 1996 me 29.4 gradë Celsius.

Njoftimi u bë nga Prishtina Weather.

“Pikërisht në këtë ditë të 10 prillit, para 39 vitesh, më 1985, në Prizren edhe u regjistrua temperatura më e lartë për muajin prill prej 31.3C. 29.5C ishte në Ferizaj dhe Gjakovë, e në Prishtinë 29C”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se temperatura më e lartë për muajin prill në Prishtinë shënohet më 21 prill 1950, prej 29.8 gradë Celsius.

Sot, besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pas mbarimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili zgjati 30 ditë.

Related Articles