Në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut sot është vendosur një pllakë me simbole të Republikës së Kosovës.
Klankosova.tv e ka kontaktuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshanin, për ta pyetur nëse ka pasur ndonjë rezistencë gjatë vendosjes së kësaj pllake në hyrje të ndërtesës dhe i njëjti ka thënë se çdo gjë ka shkuar në rregull.
“Ne jemi të vendosur në komunë brenda ndërtesës, kështu që nuk ka pasur nevojë të asistojmë sepse aty kemi qenë. Çdo gjë ka shkuar në rregull”, është shprehur Elshani.