“Në Kosovë nuk kemi krizë institucionale, ka një far vakumi kushtetues”

“Në Kosovë nuk kemi krizë institucionale, ka një far vakumi kushtetues”

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka bërë me dije se Kosova nuk ka krizë institucionale.

Në mbledhjen e 58 të Këshillit të Përgjithshëm, të paren pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ai ka thënë se në Kosovë ka vetëm një far vakumi kushtetues.

Sipas tij, të gjithë mekanizmat e shtetit po funksiojnë.

“Në Kosovë nuk kemi krizë institucionale dhe as politike. Në Kosovë kemi një far vakumi kushtetues, të cilin mbase nuk do të duhej ta kishim marrë vesh fare. Nuk kemi krizë sepse mekanizmat e shtetit demokratik funksionojnë, organet e rendit dhe të sigurisë veprojnë, ligjet respektohet e zbatohen anë e mban republikës sonë. Vetëm Kuvendi i ri për legjislaturën e nëntë ende nuk është konstituar, sepse Kushtetuta e Kosovës nuk e parasheh se çfarë duhet bërë kur propozimi për kryetar të Kuvendit nuk i merr 61 vota”, ka thënë Kurti.

Në adresimin e tij, kryetari i VV-së është shprehur i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka deklaruar se përkrahja e VV-së në këtë zgjedhje ka qenë e pastër.

Ai ka bërë me dije se kjo parti nuk i ka borxh askujt, përveç popullit.

“42.3 për qindëshi i votave është votë e pastër popullore, votë e sinqertë qytetare, votë pas asnjë borxh ndaj askush për asgjë. Ose për të qenë më i saktë, nuk i kemi borxh asnjë emri të përveçëm , grupi të posaçëm, a strukture te veçantë, dhe i kemi gjithçka borxh popullit nga i cili vijmë si përfaqësues politk për të iu rikthyer atij si shërbim publik, përkrahje ekonomike dhe mbështetje sociale”, ka thënë Kurti.

Related Articles