Në Kuvend po flitej për shtesa, Xhavit Haliti bën pazare për blerje tokash e shtëpish

Në Kuvend po flitej për shtesa, Xhavit Haliti bën pazare për blerje tokash e shtëpish

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës është fotografuar teksa shkëmbente mesazhe për pazar të tokave.

Ky i fundit po e arsyetonte uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë për shkak të buxhetit.

Por, buxheti duket të mos jetë problem për Halitin, deputetin milionertë Partisë Demokratike.

Në foto, deputeti shihet teksa komunikon më dikë për blerje tokash dhe shtëpish.

“Edhe për vneshta merruni vesh”, i thotë Haliti personit me mbiemër të njëjtë.

Madje deputeti e pyet atë, nëse personi për të cilin flasin ka paguar ndonjë lekë për atë punë.

“Pyete sa lekë i ka dhënë nga gjepi i tij”, shkruan Haliti në WhatsApp.

Madje, deputeti milioner se ka problem se cila pjesë do t’i takojë atij.

“Dane për mu ka të doni”, thotë Haliti, shkruan.

Haliti që është njëri nga deputetët më të vjetër, dhe më me ndikim të Partisë Demokratike të Kosovës, është kapur në Kuvend, duke shikuar edhe plane shtëpish.

Gazeta e ka pyetur Halitin se për çfarë saktësisht ka komunikuar në telefon me personin që mban mbiemrin e tij, por i njëjti ka refuzuar të kallëzojë.

“Plane shtëpish kam pa, të dërguara në fb tim. Tani po ua dërgoj edhe juve që t’i shihni”, ka thënë Haliti, por sipas shkrepjeve, deputeti shihet se planet e shtëpive i ka përcjellë tek personi me të cilin ka komunikuar vazhdimisht.

Deputeti s’e ka dhënë asnjë shpjegim se për çfarë pazari kanë diskutuar në WhatsApp, ndonëse shkrimi i mesazheve ka ndodh brenda sallës së Parlamentit, hapësirë kjo publike e cila gjatë gjithë kohës vëzhgohet nga gazetarët dhe kameramanët.

“Ndërsa për kontrollin e telefonit tim ju s’keni të drejt ta bëni. Është shkelje e privatësisë. Telefoni im është privat”, ka thënë Haliti për Insajderin

Related Articles