Një i lënduar në një aksident në Dobërdol të Podujevës

Një i lënduar në një aksident në Dobërdol të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Dobërdol të Podujevës, ku si pasojë një person është lënduar, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Gazetën Enigma, se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.

Related Articles