Në Makovc të Prishtinës sulmohet postieri pasi ia dërgoi shkresën nga gjykata

Në Makovc të Prishtinës sulmohet postieri pasi ia dërgoi shkresën nga gjykata

Në fshatin Makovc të Prishtinës, policia dje ka arrestuar një person pasi i njëjti raportohet se ka kanosur një zyrtar të postës pasi ky i fundit ia kishte dërguar një shkresë nga gjykata.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar (zyrtar i postes) pasi ky i fundit i kishte shkuar për t’i dërguar një shkresë nga gjykata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles