Lëvizja Vetëvendosje të hënën, gjatë takimit me Kimi café&cake house, e shpalosën programin e tyre të mbështetjes së ekonomisë lokale përmes krijimit të zonës ekonomike.
Komunikata e plotë:
Bizneset në Gjilan, duke përfshirë Kimi café&cake house, kanë hasur në mungesë të investimeve e granteve nga komuna, e janë detyruar të operojnë me investime e forca vetanake. Gjatë vizitës në vijën e prodhimit e pamë punën mbresëlënëse që kanë bërë pronarët e këtij biznesi, punë e cila do të ishte edhe më efikase nëse ata do të kishin përkrahjen e qeverisjes komunale.
Gjatë takimit poashtu diskutuam për ide si promovimin e bizneseve lokale në Gjilan përmes një web sajti, si dhe mbështetja e kërkesës për profesionistë në fushën e gastronomisë duke i dhënë shtytje të rinjve për shkollim në këtë fushë.
Ne besojmë se zhvillimi ekonomik lokal fillon me mbështetjen e bizneseve lokale si Kimi café&cake house.
#përtëgjithabizneset #LVV144
Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan