Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mblidhet sot, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë komision do të shqyrtohet raportimi i auditimit për pasqyrat financiare vjetor të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2020.
Për çka do të jetë e ftuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.
Veç kësaj komisioni do të shqyrtoj edhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë Regjionale “Bifurkacioni” për vitin 2020, ku të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.
Në fund shqyrtohet edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura” Sh,A për vitin 2020. Të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv.