Në mesin e 888 rasteve të reja me COVID-19 edhe 17 fëmijë nën moshën 10 vjeçare

Në mesin e 888 rasteve të reja me COVID-19 edhe 17 fëmijë nën moshën 10 vjeçare

888 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe një viktimë janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

17 nga rastet e reja janë fëmijë deri në 9 vjeç.

Ndërsa, 117 të infektuar janë të moshës 10 deri në 19 vjeçare.

237 persona janë të moshës 20-29 vjeçare ndërsa 161 janë të moshës 30-39 vjeçare.

Komuna me më së shumti raste të reja është ajo e Prishtinës me gjithsej 182 të infektuar.

Pastaj ajo e Gjilanit me 78 dhe e Gjakovës me 77.

Viktima e regjistruar sot është nga komuna e Gjilanit.

Ndërsa, sot janë shëruar edhe 38 persona.

9 nga Prishtina, 5 nga Mitrovica, 4 nga Gjakova e të tjerët nga komunat tjera.

Related Articles