Në një aheng familjar sekuestrohen dy armë

Në një aheng familjar sekuestrohen dy armë

Gjatë orëve të natës të datës 15 gusht 2021, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kqiq, ka njoftuar Policia e Kosovës në Mitrovicë.

Me tw pranuar informacionin janë marrë veprime të shpejta policore, dhe pas një kohe të shkurtër, njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale, fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit që kanë shtënë me armë janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit E. A., 22-vjeçar dhe Sh. U.,52-vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ” Përdorim i armës” dhe ” Armëmbajtje pa leje”.

Related Articles