Asociacioni i Komunave ka njoftuar për takimin me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftim thuhet se Ministri Vitia ka aprovuar kërkesën e komunave për heqjen e orës policore dhe se pritet të lejohen dasmat dhe ahengjet e tjera nga gjysma e qershorit.
Në ora 16:30 do të mbahet konferencë e përbashkët në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do të publikohet vendimi i Qeverisë në lidhje me dasmat.
/Gazeta Enigma/