“Në ora 8 në mëngjes krasiten drunjtë në kryeqytet, për këtë në Londër kryetari do të jepte dorëheqje”

“Në ora 8 në mëngjes krasiten drunjtë në kryeqytet, për këtë në Londër kryetari do të jepte dorëheqje”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar pamjet se si në Prishtinë në ora 8 të mëngjesit, te semaforët te Santea po krasiten drunjtë, duke shkaktuar probleme në komunikacion.

Ajo ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke i thënë se nëse kjo do të kishte ndodhur në Londër, kryetari i saj do të kishte dhënë dorëheqje.

Postimi i plotë:

Pse duhet gjithmonë të punojmë pa plan????

Zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur këta drujë në oren 8:00 të mengjesit në rrugën me të ngarkuar tek semaforat e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë. Nëse kjo kishte ndodhur në Londer Kryetari I Londres kishte dhënë dorëheqje.

Perparim Rama ti a me duket a pate ardhe nga Londra për tu bërë Kryetar???

Related Articles