Deri tani janë lëshuar 1,501 fletëdeklarime për serbët që kanë hyrë në Kosovë nga mbrëmë deri sot në ora 12:00 në pikat kufitare, përpos Jarinjes dhe Bërnjakut që janë duke vazhduar të jenë të mbyllura.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se në të gjitha pikat tjera kufitare në hyrje të Kosovës po vazhdon lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje, pos Jarinjes dhe Bërnjakut.
Bërnjaku dhe Jarinje janë të bllokuara për shkak të barrikadave të ngritura nga serbët atje, pasi kundërshtuan masën e reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat.