Nga Dogana e Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Prizrenit janë kapur afër 6 mijë euro mallra të kontrabanduara, raporton Gazeta “Enigma”.
Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës atje kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallëra pa dokumentacion.
Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra.
Bëhet e ditur se vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro.
Tutje, Dogana ka njoftuar se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse./Gazeta Enigma/