Në rezolutën e miratuar në PE u fol për reformat e ndërmarra nga qeveria Kurti

Në rezolutën e miratuar në PE u fol për reformat e ndërmarra nga qeveria Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian përmendet puna e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

“Në këtë rezolutë theksohen edhe reformat e ndërmarra nga qeveria Kurti dhe përshëndetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Tutje, deklarohet se për herë të parë është përmendur edhe njohja mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet: Marrëveshja Kosovë-Serbi të bazohet në njohje të ndërsjellë”.

“Për herë të parë në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Related Articles